Jeta Osh Qef
Home

Varësia ndaj seksit është zyrtarisht një sëmundje mendore, këto janë simptomat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Varësia ndaj seksit tashmë është zyrtarisht çrregullim mendor.

Kështu, sjelljet e dhunshme dhe varësia ndaj seksit renditen për herë të parë në Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve.

Përfshirja e varësisë ndaj seksit  në listën ndërkombëtare të Klasifikimit të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vjen vetëm disa javë pasi në këtë listë u shtua edhe varësia ndaj  lojërave.

Doktoreshë  Valerie Voon, nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve deklaroi në lidhje me çështjen në fjalë se  mes 2 dhe 4 për qind e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga sjellja e dhunshme e seksuale. Ndërsa në SHBA, vlerësohet të ndikojë në mes të 3 dhe 6 për qind të të rriturve.

Ndër të tjera, ajo shtoi gjithashtu:

Është një sjellje që ka tendencë të jetë e fshehur pasi është e turpshme. Shtimi i kësaj varësie në listën e OBSH është një hap i shkëlqyeshëm për pacientët, pasi u lejon atyre të njohin se po vuajnë nga një rregullim. Në këtë mënyrë  ata do jenë janë në gjendje të kërkojnë ndihmë për t’u kuruar.”

Simptomat e këtij çrregullimi përfshijnë seksin duke u bërë “fokus qendror” i jetës së personit në neglizhencën e shëndetit, kujdesit personal ose interesave dhe përgjegjësive.