Jeta Osh Qef
Home

Operacion nga toka, deti e ajri për të arrestuar “kotelet”, fundoset pronari i televizionit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/07/2018 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia turke ka arrestuar ditën e sotme 235 persona, si pjesë e një strukture të organizuar kriminale të drejtuar nga kontroversi Adnan Oktar, i njohur ndryshe edhe si Harun Jahja.

Organizata kriminale akuzohet për vepra të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual me fëmijët, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të ligjit kundër terrorizmit.

Deri më tani janë arrestuar 79 persona, përfshirë drejtuesin Oktar i cili u vu në pranga në vilën e tij në Cengelkoy të Stambollit.

I akuzuari kryesor, sipas mediave turke është pronari i televizionit "A9", i cili ka edhe disa emisione, ku debaton për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare, ndërsa “kotelet” e mbulojnë me lëvdata.

Policia nisi bastisjen në orët e hershme në shtëpinë e Oktar në Çengelköy në anën aziatike të Stambollit dhe e arrestuan atë dhe rojet e tij.

Rojet e Oktarit i rezistuan shkurtimisht policisë, raportuan korrespondentët e Hürriyet nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se forcat e sigurisë konfiskuan armë si dhe automjete të blinduara në vendbanimin e Oktar.