Jeta Osh Qef
Home

Rihanna bën për “ujë të ftohtë” ish të dashurin e saj miliarder
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm një muaj më parë u raportua në mediat roze se këngëtarja Rihanna i kishte dhënë fund lidhjes së saj me miliarderin arab, Hassan Jameel.

Por, disa foto të bëra së fundmi në Puerto Vallarta në Meksikë tregojnë të kundërtën. Siç mund të dallohet, çifti është kapur mat duke debatuar.

Në fotot e publikuara, Rihanna dukej shumë e inatosur me Hassan, ndërsa ky i fundit, mesa duket edhe nga gjestet, përpiqej t’i tregonte se nuk ka faj.

Ndërkohë Rihanna vazhdonte t’i tregonte gishtin dhe të ishte e xhindosur me të, derisa në një moment miliarderit i sos durimi.

Hassan u nervozua dhe ishte ai që filloi t’i bërtiste Rihanna-s. Më pas ai u ngrit nga shezlloni dhe u largua duke e lënë këngëtaren vetëm me një cigare në dorë.