Jeta Osh Qef
Home

“Belgjika e kërkon për prostitucion, Rama e bën drejtor”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 15:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një person qëlloi një punonjës të OSHEE-së, ndërsa sot u mësua zyrtarisht se personi në fjalë është vënë në pranga.

Blutë e Fierit thanë se gjatë kontrollit të banesës, 44-vjeçarit Sokol Gjika iu gjetën edhe lëndë narkotike e llojit kanabis.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar Sali Berisha, i cili ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital. Sipas tij, drejtori i Ramës është i dënuar në Belgjikë, me gjithë të vëllanë për shfrytëzim prostitucioni.

Më tej në mesazh thuhet se Armando Zhuka, i biri Vasillaq Zhukës, ish-punonjës i sigurimit të shtetit që nuk ka mbaruar as arsimin 8 vjeçar, sot është drejtori i OSHSE dhe shoqëruesi nr 1 i Edit në çdo aktivitet që bëhet në qytetin e Fierit.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës:

Te kerkuar ne Belgjike, drejtore ne narkoshtetin e Rames!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!. sb
“prsh DOKTOR ,jam nje qytetar nga Fieri banues ne lagjen 11 Janari,do doja tju informoja si qendron e verteta ne lidhje me incidentin e ndodhur dje ne qytetin tone ku nje shtetas u arrestua nga polimafia e XHafes sepse kercenoi punonjesin e OSHSE , personi i arrestuar quhet Sokol GJika edhe eshte shok i femijerise e mik i ngushte i drejtorit servil e ushtar i Rames i denuar ne Belgjike megjithe te vellane Sokol ZHuka per shfrytezim prostitucioni , Armando ZHuka, ky bandit e kriminel i biri Vasillaq ZHukes ish punonjes i sigurimit te shtetit qe nuk ka mbaruar as arsimin 8 vjecar sot eshte drejtori i OSHSE dhe shoqerusi nr 1 i Edvinit ne cdo aktivitet qe behet ne qytetin tone ,i vllai tij Sokol ZHuka eshte shefi doganes ne Kakavije ,te dy si vellezer jane kontigjent krimi te kerkuar nga shteti BELG per shfrytezim prostitucioni edhe e theksoj qe te dy jane pa arsimin fillor pasi e kane nderprere ate ,me habit fakti si mund te kene marre diplomen e shkolles se mesme dhe ate te arsimit te larte per te qene ne kto pozicione institucionale te rendesishme kta dy kulisha te Edvin droges ,e theksoj edhe nje here qe jam banor i te njejtes lagje me personat e siperpermendur edhe i arrestuari Sokol GJika ka shkuar atje pasi ka komunikuar ne tel me mikun e tij Armando ZHuken qe me pas i ka ngritur edhe kurthin,kto jane gjera te verteta qe edhe ju vet mund ti vertetoni fare kollaj i dashur DOKTOR. ju uroj shendet juve edhe familjes tuaj.”