Jeta Osh Qef
Home

Sekretet e zgjuarsisë nga njeriu i dytë më i mençur në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rick Rosner, i cili është shpallur si njeriu i dytë më i zgjuar në botë, ka rrëfyer se përveç faktorëve gjenetikë, ai punon shumë për të mbajtur trurin e tij në “formë”.

Njeriu i dytë më i zgjuar në botë e nis ditën duke gëlltitur rreth 50 tableta të llojeve të ndryshme.

Tabletat “Omega 3”  me vaj peshku ai rrëfen se i përdor për të kontrolluar yndyrën e tepërt pastaj merr një  aspirinë për fëmijë për jetëgjatësi dhe tabletë “Metformim” për metabolizëm.

Këto tre medikamente ai i konsideron si më të rëndësishmet për të.

Më pas ai fillon mëngjesin.

Rosner shprehet:

Këto tableta bëjnë që truri im të funksionojë më mirë.”

Koefiçenti i Inteligjencës së Rosner është 192, krahasuar me atë mesatare që është 100. Ai renditet në listën e inteligjencës nga drejtoria botërore e Genius.

Gjithashtu, në një ditë të zakonshme ai shkon në 5 palestra të ndryshme për të mbajtur trupin dhe mendjen gjithmonë në formë.

Rosner rrëfen:

Kur isha më i ri nuk isha shumë  i shkathët. Ndërsa kur isha në universitet, klasa e vetme që kam arritur të kaloj në kimi ishte, Chem 099 për lojtarët e futbollit dhe idiotët.”

Kjo është lista e ilaçeve që ai përdor pothuajse tërë ditën:

Omega 3 me vaj peshku– Lufton yndyrnat

Gjysmë aspirine për fëmijë çdo ditë – Mban gjakun e hollë, forcon dhëmbët, zgjat jetën, mposht inflamacionin.

Meformim – I mirë për ata që vuajnë nga diabeti i shkallës së dytë, ul sheqerin në gjak dhe zvogëlon mundësinë për kancer.

Metoprolol–  Ul adrenalinën dhe presionin e gjakut.

Glisodin – Ndihmon që flokët të thinjen shumë ngadalë.

Ai përdor gjithashtu multivitamina me 45 lloj përbërësish.

SAM (S-Adenosyl methionine) – Ndihmon që të keni në rregull mëlçinë.

Gjithashtu konsumon fibra dhe karamele, por përpiqet t’u largohet ushqimeve që të shëndoshin dhe atyre me më pak yndyrë.

Përdor Vitamina D3, C, E, K dhe Gamma E, kalcium, benfotamine, konsumon shegë, gështenja (për venat).

Sipas tij, kafja është e vetmja “drogë”, që funksionon sigurt.

Njeriu me super-zgjuarsi shton:

Nuk më bënë të mençur, por më mbanë të kthjellët.”