Jeta Osh Qef
Home

Veliaj bën Ndriçm Xhepën administrator pallati, gazetari: Tani punon për bukën e gojës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 15:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se aktori Ndriçim Xhepa është bërë administrator i pallatit të tij.

Teksa e përgëzon për shembullin që jep në komunitet, Veliaj vlerëson lartë figurën e Xhepës.

Por, ky lajm duket se nuk u ka ardhur aspak "i ëmbël" dhe nuk e kanë parë aspak me pozitivitet personazhe e figura të njohura.

Njëri prej tyre që ka reaguar duke shprehur dukshëm mendimin kundër kryebashkiakut dhe vendimit të tij të fundit, është Bledian Koka.

Ai  thotë se ndoshta Ndriçimi nuk e kishte çuar kurrë në mendje se pas një karriere brilante si aktor, do të përfundonte duke iu lutur banorëve të pallatit, të paguajnë paratë e shkallës.

Gazetari shkruan:

Erion Veliaj, ky letyre i pashoq…
Erion Veliaj tregoi sot se nuk ka limite ne ligesine qe e karakterizon. Ka marre Cim Xhepen, te madhin nder me te medhenjte e aktoreve shqiptare dhe e ka bere administrator pallati. Me gjithe respektin per njerezit qe e kryejne kete detyre, jam i sigurte qe çdo njeri prej tyre ka enderrur ne jeten vet te jete si Ndricim Xhepa, ndersa Cimi me shume gjase kurre nuk e kishte cuar ne mendje se nje dite pas nje karriere brilante si aktor do te perfundonte administrator i nje pallati duke iu lutur banoreve te shkalles se vet qe te paguajne parate per pastrimin e shkalles. Imagjino per nje moment sikur Bill de Blasio, kryebashkiaku i Nju Jorkut te postonte ne Twitter-in e tij foton sesi Robert De Niro ka filluar pune si portier i pallatit te vet ne Manhatan dhe ta shiste kete si shembull qytetarie. Pra ne vetem 5 vite qeverisje te Edi Rames ne Shqiperi, dhe 3 vite te Erion Veliajt ne Tirane, Ndricim Xhepa perfundoi te punoje per buken e gojes si administrator pallati (respekti maksimal per kete profesion). Dhe sikur te mos mjaftoje deshperimi qe prodhon nje situate e tille, Erion Veliaj qe edhe sikur ta emeronte Ndricim Xhepen nenkryetar bashkie, jo vetem qe nuk do ta kritikonte njeri, por do ta pergezonin per kete akt, e shet katandisjen e gjigandit te skenes dhe ekranit shqiptar si nje shembull "perkujdesjes se tij per komunitetin qe drejton". A mund te kete trishtim me te madh se kaq? A mund te kete poshterimi nje emer me te felliqur se Erion Veliaj? A mund te kete deshperimi nje imazh me ikone sesa kjo Cimit ne kete foto? A doni me me shume se kaq per ta neveritur kete plehre qe e votuat per kryetar bashkie?!… I kerkoj ndjese publike Cimit pasi ruaj admirimin maksimal per vepren e tij, por zemerimin e kam te madh
p.s…a ka me fjale pas kesaj?!…"