Jeta Osh Qef
Home

Tifozja seksi kroate provokon “yllin” e Anglisë para ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2018 16:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas kualifikimit të Francës në finalen e Kupës së Botës, sot do mësojmë edhe ekipin tjetër që do ndeshet me ‘gjelat’.

Sfiduesi i Francës do dalë nga përballja e mbrëmjes së sotme Kroaci-Angli.

Tashmë, edhe të dyja tifozeritë e skuadrave po bëhen gati për ndeshjen dhe po mbështesin më shumë se kurrë kombëtaret e tyre.

Sfidën e ka ndezur para kohe edhe tifozja seksi e Kroacisë Nives Celsius.

Ajo ka gjetur momentin para ndeshjes që të ngacmojë lojtarin e Anglisë, Ruben Loftus-Cheek.

Ajo deklaroi:

Jam kroate, por këtë vit më pëlqen Anglia për shkak të Ruben. E kam parë atë para kampionatit Botëror dhe kjo ishe dashuri në shikim të parë. Kështu vendosa që Anglia do të ishte e preferuara ime. Ai me të vërtetë është bukurosh, por është shumë i vogël".