Jeta Osh Qef
Home

25-vjeçari në Divjakë dhunohet për 3 orë rresht nga një 19 vjeçar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i ri në Divjakë është marrë peng dhe dhunuar në mes të ditës për rreth tre orë rresht.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës dhe në kërkim është vënë një person ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

Sa i përket motiveve që kanë çuar deri tek dhunimi i të riut  ende nuk dihet gjë.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë i cili së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë abuzuar seksualisht me të riun D.Gj., 25 vjeç banues po  në Divjakë.

Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.