Jeta Osh Qef
Home

U përplas nga makina me të bijën 5-vjeçare përdore, si vdiq tragjikisht nëna e tre fëmijëve?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2018 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

45-vjeçarja Armanda Jaçellari gjeti vdekjen paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pasi u përplas nga një automjet tip “Volkswagen” me targa YOT 4841.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë fshatit Hudënisht dhe autor i ngjarjes ishte një person me inicialet A.B, i cili u vu në pranga.

Jaçellari u vu poshtë rrotave të automjetit, sapo kishte zbritur nga furgoni i linjës Lin-Udënisht me të bijën 5-vjeçare përdore.

Ngjarja ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj dhe fatmirësisht e mitura nuk pësoi lëndime. 45-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Porgadecit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.