Jeta Osh Qef
Home

Ky është 87-vjeçari që ka një familje me 346 pasardhës të gjallë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 16:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavel Semenyuk, një burrë në Ukrainë pretendon të ketë familjen më të madhe në botë.

Semenyuk gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një familje të madhe dhe u sigurua që gruaja e tij të lindte jo pak, por 13 fëmijë.

Dhe tani, 87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë ku më i vogli është vetëm dy javësh. Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast.

Pavel-i numëron 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka që nuk është e zakonshme.

Semenyuk rrëfen duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë nipërave dhe mbesave:

Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur. Unë i di emrat e atyre që janë më të mëdhenj. Por shpesh nuk më kujtohen emrat e të rinjve."

Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar.