Jeta Osh Qef
Home

Brenda fshatit që shet votën për 50 mijë lekë, e moshuara: Hashashi më helmoi bletët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 16:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fshati Bartanesh ndodhet rreth 6 kilometra larg qytetit të Krujës. Banorët e këtij fshati kanë pranuar se çdo vit elektoral shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve të vjetra, për shkak të varfërisë së madhe në këtë zonë.

Thuajse të izoluar për shkak të rrugës së shkatërruar, banorët e këtij fshati shprehen para kametrave të Fiks Fare se periudha më e mirë për ta, ka qenë ajo e komunizmit.

Njëri prej banorëve (min. 3:50 në video) shprehet:

Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek. Na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për ti dhënë votën PS. Unë nuk ia kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor".

Pasi pyeten se pse e lejojnë veten të shiten dhe te blihen për 50 mijë lekë, ata thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Veç kësaj, ka edhe nga ata që tregojnë se bletët u kanë ngordhur për shkak të hashashit që është mbjellë në fshat.