Jeta Osh Qef
Home

“Jemi mirë”, djemtë e shpëtuar nga shpella përshëndesin nga spitali
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 16:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të 12 futbollistët e vegjël të shpëtuar ditën e djeshme nga shpella ku po rrinim për më se dy jave po rehabilitohen me ritme të mira.

Në videon e re të publikuar nga Mail Online, djemtë duken duke përshëndetur me dorë nga kamera teksa qëndrojnë të izoluar në një zonë të caktuar të spitalit.

Për shkak të rrezikut nga infeksionet, shumë nga djemtë akoma nuk kanë arritur të takohen me prindërit e tyre, dhe nuk do kenë mundësi ta bëjë derisa rreziku të jetë larguar plotësisht.

12 djemtë dhe trajneri i tyre u shpëtuan nga shpella ku qëndruan në kushte ekstreme për 18 ditë pas një operacioni tre ditor që përfundoi të martën.

Futbollistët e vegjël  u futën në shpellë me 23 qershor në kohë me diell dhe mbetën të zënë në “kurth” me nivele  të  ulëta oksigjeni  pasi nisi shiu dhe shpella u përmbyt.