Jeta Osh Qef
Home

Babai mizor përdor fëmijën 18-muajsh si shkop bejsbolli për të rrahur të dashurën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 17:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia në Kaliforni ka arrestuar një burrë i cili akuzohet për dhunimin e fëmijës së tij vetëm 18 muajsh.

I “krisuri” i rënë në pranga është filmuar teksa po  përdorte fëmijën e tij të vogël si shkop bejsbolli për të goditur të dashurën e tij.

Videoja e kapur nga kamerat e sigurisë,  tregon një burrë, më vonë i identifikuar si 27-vjeçari Techhoak Danny Lim, duke mbajtur djalin e tij të vogël në krahë dhe pastaj si pa të keq e hedh në tokë si thes me mbeturina.

Techhoak më vonë merr fëmijën, ndërkohë që debaton me një grua në një T-shirt të bardhë të gjatë e cila më vonë është identifikuar si e dashura e tij dhe fillon t’i gjuajë duke përdor fëmijën si “mjet” gjuajtjeje.

Lim dhe gruaja më pas largohen në drejtime të ndryshme ndërsa fëmija i vogël ngrihet dhe vrapon pas të atit.

Hetuesit thonë se fëmija u trajtua për plagët e marra në spital dhe më pas iu kalua nënës së tij biologjike.