Jeta Osh Qef
Home

E tallnin në rrjetet sociale, 16-vjeçarja vetëvritet pak ditë para ditëlindjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2018 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 16 vjeçe ka kryer vetëvrasje pasi vuante nga ankthi dhe bullizmi në Facebook dhe Snapchat.

Pak përpara se t’i merrte vetes jetën, vajza i kishte thënë nje doktori se i dukej sikur zemra po i “mbytej”.

Sian Waterhouse përdorte rregullisht Snapchatin dhe Facebook-un pasi mori një celular të ri për Krishtlindje, por për fatin e saj të keq aty ra pre e talljeve dhe ngacmimeve.

Ajo u gjet e varur nga njerku i saj pasi ishte kthyer nga një udhëtim me shokët dhe familja e saj organizoi një event muzikot në kujtim të saj por edhe për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e shëndetit mendor.

Gjyshi i saj, Phillip Noyland u shpreh:

 Ajo ishte vajzë normale që e donte shkollën dhe ishte e interesuar në çdo gjë. Ajo pëlqente të bënte qejf, të qeshte dhe të bënte shumë shaka.”