Jeta Osh Qef
Home

Pistoletën në kokë e 8 orë në polici, profesionistit tonë të bilardos i nxjerrin qumështin e nënës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2018 17:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur me një prej lojtarëve profesionistë të federatës së Snookerit (bilardos), i cili përfaqëson vendin tonë në evenimente kombëtare e ndërkombëtare.

Profesionisti, i cili nuk ka preferuar të identifikohet për shkak të popullaritetit që ka, tregon se problemin ia kanë sjellë ata që duhet të mbrojnë me çdo kusht sportistët, pra, policia e këtij vendi.

Personi në fjalë tregon se ditën e djeshme e kanë ndaluar në zonën e Freskut, në Tiranë dhe e kanë nxjerrë nga makina me pistoletë tek koka.

Ai rrëfen:

Jam një lojtar i federatës së Snookerit (Bilardos). Arsyeja që po ju shkruaj është një problem që më ka ndodhur duke dalë nga shtëpia. Mora me vete dhe stekën e bilardos që është një objekt personal dhe e kam vendosur në bagazhin e makinës. Nuk e di se për sa kohë më ka ndjekur policia nga mbas, por më kanë ndaluar në zonën e Freskut, te rruga e Teleferikut, pasi atje kisha destinacionin sepse aty ndodhet salla stërvitore e Federatës Kombëtare të Snookerit".

Më tej, lojtari tregon se mbi 10 makina policie e mbi 5 motorë e kanë frenuar dhe e kanë nxjerrë nga mjeti në mënyrë të turpshme. Pasi e kanë kontrolluar dhe nuk i kanë gjetur asnjë gjë të dyshimtë, e shoqëruan me pranga në duar për në komisariat, sikur të kishte qenë ndonjë vrasës dhe jo një person normal në punën e tij.

Profesionisti i bilardos tregon:

Me pistoleta te koka jam nxjerr nga makina nga shumë civilë, mbi dhjetë makina policie, mbi 5 makina civile, mbi 5 motorë. Aksioni përbhej nga tre grupe: Krimet e Rënda, Shigjetat dhe Shqiponjat. Deri këtu jemi ok, sepse shteti ka të drejtë të kontrollojë, të verifikojë. Mbas gati një ore kontroll nuk u konstatua asnjë gjë e dyshimtë.
Shqetësimi im është sepse më shoqëruan në komisariatin nr 4 me pranga në duar dhe tamam si të kishin kapur peshkun e madh. Mbas 8 orësh në dhomën e izolimit jam marrë në pyetje dhe më ështëe hequr vërejtje pse e mbaja stekën e bilardos me vete. Kjo është si ti thuash një tenisti "pse mban topa tenisi apo raketë tenisi me vete".
Prangat më kanë dëmtuar shumë të dyja kyçet sepse m’i çuan prangat nga mbas. Për fat të keq shteti dhe spiunët dolën të zhgënjyer, por mua më dëmtuan fizikisht dhe moralisht, pasi jam një person publik.
Arsyeja që ju shkruajta është se si ka mundësi që ky shtet ka vënë në punë të paaftët që nuk dallojnë dot një stekë bilardoje nga një shkop bejzbolli apo nga një armë? Të mbajnë 8 orë të izoluar sepse nuk kanë 2 klasë shkollë…"

Ai shton se u ka treguar edhe kartën e anëtarësimit në shoqatën e bilardos, por kjo nuk i ka hyrë në punë.