Jeta Osh Qef
Home

Kush është shqiptari anëtar i mafias italiane napoletane që bënte kërdinë në Itali?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2018 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Karabinierët e “Castello di Cisterna-s” kanë realizuar një operacion policor ku kanë goditur një klan mafioz të quajtur “Mariglianesi” që vepron në Napoli.

Efektivët italianë lëshuan 20 urdhër-arreste, ku midis të cilëve spikaste 35-vjeçari shqiptar Erson Nanaj me banim në Acerra (komunë e Napolit).

Sipas raportimeve, klani kriminal ishte aktiv 24 orë në 24.

Klani merrej me gjobëvënie ndaj biznesmenëve, grabitje dhe të tjera aktivitete kriminale përpos trafikut të drogës.

Organet ligjzbatues italaine ndërhynë për arrestimin e anëtarëve të klanit mafioz, pasi u raportua se po përgatiteshin për një vrasje.