Jeta Osh Qef
Home

U aksidentua në Itali, vdes tragjikisht 24-vjeçari shqiptar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2018 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Besar Mislyni është i riu shqiptar i cili u aksidentua disa ditë më parë në Italinë fqinje dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga mediat italiane.

24-vjeçari ishte duke drejtuar një makinë tip “Ford Fiesta“ në komunën Castelfranco di Sotto kur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë kështu nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun shqiptar, i cili nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

I riu me banim në Santa Croce u transportua në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetojë.