Jeta Osh Qef
Home

Sali Berisha: Nga porti i Durrësit është arratisur një anije me 500 ton…
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2018 19:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon shpesh raste të skafeve me drogë që nisen nga portet shqiptare drejt Italisë.

Megjithatë, ditën e sotme ai ka bërë publik një denoncim aspak të zakonshëm. Sipas ish-kryeministrit një anije siriane me 500 tonë kripë është arratisur nga Porti i Durrësit

Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook mesazhin e një qytetari dixhital, i cli tregon detaje rreth arratisjes.

Sipas tij, anija u ndihmua nga kapiteni i kapitenerisë së portit dhe kryetari i kapitenerisë së Shqipërisë, Paulin Ndreu, vëllai i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu.

Berisha shkruan se:

Porti i Durrësit si port i Mafies!
Zyrtaret e portit dhe të policisë lejuan së bashku arratisjen e anijes!
Siguri mafioze e shkallës më të lartë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar zoti Berisha.
Ne ARRATISJEN e anijes me mall brenda të zhdoganuar nga porti i Durrësit ka ndihmuar kapiteni i kapitenerisë të portit Taulant Allka dhe kryetari i kapitenerisë të Shqipërisë, vëllai i deputetit socialist Pjerin Ndreu në kompromis me policinë kufitare. Kjo tregon mossigurinë ndaj një biznesi nga shteti i korruptuar.
Me respekt qytetari dixhital”