Jeta Osh Qef
Home

Plas skandali/Ben Blushi “shitet” tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2018 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ben Blushi “armiku” kryesor i Edi Ramës, njeriu që ka marrë drejtimin e Top Channel dhe pritej të bënte opozitë kundër qeverisë është fotografuar me krahun e djathtë të Edi Ramës, njeriun e propagandës të qeverisë Endri Fugën, një ish ministër të shumë akuzuar dhe një biznesmen afër qeverive.

Fotot janë marrë disa ditë më parë dhe duket qartë, Drejtori i Top Channel, moralisti kundër qeverisë, Ben Blushi i ulur përballë Endri Fugës në një darkë, ku vështirë se mund të mungojnë pazaret. Miqësi, politikë, pazare.

Ben Blushin, që këto kohë e shikon sa me gjyqtarë aq me politikanë në pazare si drejtues televizioni, ku ende ka shumë halle.

Top Channel ka gjyqin e aksioneve, audiencë shumë të ulët dhe rivalët po e coptojnë me të ardhurat.

Të pranishëm në tavolinë janë edhe dy personazhe të njohura publike, një ish-ministër i Ramës i shumëakuzuar si hajdut me çizme dhe një biznesmen në fushën e shëndetësisë shumë pranë qeverive.

Dalin fotot e para të Ben Blushit me krahun e djathtë të Ramës në një tavolinë ku njeriut që do bënte opozitën në Shqipëri, pas emërimit si drejtor në Top-Channel duket se ish-deputeti socialist po i “lëpihet” sërish Ramës, këtë herë për të shpëtuar rrogën si drejtor.

Pazar për gjyqin e pronësisë të Top- Channel, reklama, financime okulte, apo shitje e ish-televizionit më të madh në vend, në atë tavolinë dhe me personazhet e tjerë të pranishëm gjithçka është e mundur?!

Detaje nga darka, restoranti, pasazhe të bisedës dhe shumë informacione interesante përcillen nga CNA, ku mesa duket Beni po ecën vetëm për interesat e Vjollcës në pazaret për Top Channel.