Jeta Osh Qef
Home

Të dy të sëmurë, vëllai dhe motra jetojnë prej vitesh në shtëpinë e bërë “shkrumb e hi”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2018 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Varfëria është padyshim një ndër sëmundjet më të mëdha të zonave të thella shqiptare, e cila për fat të keq “vë poshtë” gjithnjë familjet që nuk kanë më forcë të luftojnë.

I tillë është rasti i një motre dhe vëllai nga Kukësi, që jetojnë në prej vitesh mes skamjes, braktisjes nga shteti dhe sëmundjeve të shëndetit mendor.

Rustem Nika, një 60 vjeçar që vuan nga problem të shëndetit mendor jeton prej vitesh në lagjen Gostil bashkë me motrën e tij, Shpresën.

Sikur mos të mjaftonte fakti që edhe e motra ka një fëmijë të sëmurë me probleme të rënda mendore, ata jetojnë në kushte miserabël.

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e “JOQ.al”, para 5 vjetësh 60 vjeçarit i është djegur totalisht banesa, duke bërë që ai dhe e motra të hanë, pinë dhe flenë mes shiut, erës dhe të nxehtit.

Edhe pse shumica  e banorëve dhe autoritetet lokale janë në dijeni të skamjes dhe varfërisë me të cilën është i detyruar të jetojë Rustemi, asnjë prej tyre nuk i ka ardhur në ndihmë.

Kanë kaluar pesë vite nga dita që iu dogj shtëpia por askush nuk ka menduar të bëjë diçka për t’ia rindërtuar dhe për t’u afruar ndihmë mjekësore, sepse me sa duket, në këtë vend shteti ka vendosur të braktisë të varfërit, të pafuqishmit dhe të ndershmit.

Megjithatë, aty ku harron shteti ngrihen qytetarët. Njëri prej tyre ka shkruar në redaksinë tonë për të denoncuar situatën më të cilën përballen Shpresa dhe Rustemi.

Ai shkruan se:

Kërkoj ndihmë për një vella dhe një motër që jetojnë në kushte miserabël në Kukës. Rustem Nika, i sëmurë me probleme mendore jeton bashkë me motrën e tij, e cila ka një fëmijë të sëmurë me probleme të rënda mendore, i shtruar ne spitalin e Shkodrës. Jetojnë në kushte të tmerrshme pasi para 5 vitesh i është djegur banesa në mënyrë totale dhe çfarë bie jasht bie edhe brenda!”