Jeta Osh Qef
Home

Rikthehen tërmetet, të tjera lëkundje në Durrës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2018 21:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse mendoni se i lamë pas tërmet, gaboheni, pasi gjatë gjithë ditës së sotme Shqipëria është goditur nga një sërë lëkundjesh të lehta.

Tërmete të shumta janë ndjerë në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj në Durrës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti më i fuqishëm ka rënë në mesditë në orën 14:00  me lëkundje 2.5 ballësh i shkallës rihter.

Ka pasur lëkundje edhe gjatë natës dhe ditës, ndërsa deri në orën 20:00 kanë rënë 8 tërmete të shkallëve të ndryshme, por kryesisht të lehta.