Jeta Osh Qef
Home

Pse nuk duhet të dashuroheni në verë!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/07/2018 13:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është vërtetuar shkencërisht se nxehtësia dhe drita e diellit shkaktojnë sekretimin e neurotransmetuesve, si serotonin dhe dopamin, që  favorizojnë takime romantike.

Megjithatë, duhet të dini se këto ndjesi të mrekullueshme do të zhduken me ardhjen e të ftohtit dhe kohës së zymtë dhe ndoshta dashuria jote verore mund të mbarojë…

Një ndër gabimet më të mëdha që bëjmë në këto romanca, është të idealizojmë së tepërmi personin tjetër.

Rutina gjatë vitit është mjaft e ndryshme nga ajo që marrim në kohë pushimesh dhe rezulton të jetë shumë e lehtë që të rrëmbehesh nga ndjenjat e të gjesh kohë për të krijuar lidhje të re, apo për të njohur më shumë një person, që në të vërtetë për shkak të kohës, nuk mund të ndodhë ta njohësh në pjesën tjetër të vitit.

Është e qartë se kur kapemi pas një personi që na zgjon emocione, humbasim arsyen dhe nuk gjykojmë dot në mënyrë objektive.

Dhe këtu, arrijmë të mendojmë se personi me të cilin duam të shoqërohemi është më i miri, por kur të vijë vjeshta, apo dimri nuk do të kemi të njejtën ndjesi.

Por, kujdes! Kjo nuk do të thotë se dashuria jote e verës nuk mund të transformohet në një lidhje që zgjat, por do të ishte një ide e mirë që ta kishe parasysh që nga fillimi, se me kalimin e kohës më pas do të përfundosh i lënduar.

Distanca është një faktor që padyshim do të ndikojë. Pasi të largoheni, të vazhdoni jetën e përditshme, do të ndikojnë shumë faktorë.

Më thoni, a nuk mërziteni kur dikush ju vonon mesazhet?  Ideja se mund të jesh një person i dorës së dytë, apo ideja se mund të shndërrohesh në një besdisje për atë person do të të vrasë.

Megjithatë, siç e thash dhe më lart, mund të ndodhë krejt e kundërta.

A do një këshillë nga unë? Jetoje dhe vetëm në fund të verës vendos çfarë dëshiron në të vërtetë për veten, pa harruar se gjithmonë ka një opsion.

Bob Marley tha dikur:

Mos premto kur të jesh i lumtur, mos u përgjigj kur je i mërzitur dhe as mos vendos kur të jesh i trishtuar"

Kjo mund të jetë këshilla më e bukur për t’u përballur me romancat e verës.

Të jetosh një romancë plot pasion dhe argëtuese, është një kujtim që ia vlen të rrezikosh, por e vërteta është që duhet ta marrësh si diçka të përkohshme, pa presione apo me stres. (a.t/joq.al)