Jeta Osh Qef
Home

Sherr për 40 lekë, plas grushti mes fatorinos dhe invalidit në urbanin e Paskuqanit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/07/2018 14:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e Paskuqanit, ku një fatorino ka goditur një qytetar, duke çuar kështu në një përplasje mes të dyve.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, dyshohet se qytetari ishte pajisur me një librezë invaliditeti, që sipas fatorinos rezultonte të ishte fallso.

Ai nuk e ka pranuar atë dhe i kërkuar qytetarit të paguajë 40 lekëshin dhe duket se ai nuk ka pranuar t’ia japë.

Në pamjet e siguruara nga JOQ.al shihet konfrontimi mes të dyve, nga ku nuk mundojnë as të sharat.

Vlen për t’u përmendur se Autoriteti i Transportit Publik ka vështirësuar procedurat, duke bërë që të ketë më shumë stres për fatorinot dhe angari për qytetarët.

Video: