Jeta Osh Qef
Home

Shkaktoi kolapsin vdekjeprurës, ky është “fati” i urës famëkeqe
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/07/2018 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kolumbia ka shkatërruar ditën e djeshme urën famëkeqe që u rrëzua pjesërisht më 15 janar të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e disa punëtorëve.

Ura Chirajara ndodhet në rrugën që lidh Bogotën me qytetin e Villavicencio dhe ishte në ndërtim e sipër ku u rrëzua, duke shkaktuar kolapsin vdekjeprurës.

Kolumbia ka hedhur të gjitha mbetjet e urës, me rreth 200 kg eksplozivë, 3.000 metra kordon detonues dhe 30 lëndë plasëse të përdorur gjatë shpërthimit.

Shpërthimi shkoi pa probleme sipas njërit prej ekspertëve në vendngjarje, Willian Valencias.

Pas hetimeve u arrit në përfundimi se dizajni shkaktoi tragjedinë.