Jeta Osh Qef
Home

Përveç Erës, në finalen e Kampionatit performon edhe këngëtarja e njohur shqiptare
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2018 15:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç Era Istrefit që është edhe një nga protagonistet e këngës zyrtare të këtij Botërori me titull “Live it Up”,  në finalen e Kampionatit do të performojë edhe një tjetër këngëtare shqiptare.

Në datat 13, 14 dhe 15 Korrik këngëtarja Arilena Ara do të jetë në Rusi për të performuar para mijëra të pranishmëve.

Në faqen zyrtare të FIFA-s është publikuar tabela e programit ku shihet edhe emri këngëtares Arilena Ara.

Duke qenë se bukuroshja shqiptare do të këndojë 3 ditë rresht atje, në datë 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësueset, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.

Gjithashtu, Arilena do të performojë edhe më datë 15 kur përfaqësueset e Francës dhe Kroacisë do të luajnë  për Kupën e Botës,  edhe pse nuk dihet ende nëse do të performojë në të njëjtën skenë me Era Istrefin.

Lajmin e ka berë të ditur edhe vetë Arilena me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.