Jeta Osh Qef
Home

Tifozëve të Juventusit u ngrin buzëqeshja, ardhja e Ronaldos largon një “yll”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2018 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozët e Juventusit po jetojnë me ëndrra këto ditë pasi ardhja e Kristiano Ronaldos i ka ekzaltuar të gjithë.

Megjithatë, "Zonja e Vjetër" duket se do të bëjë një lojtar “kurban” për të zbutur gropën ekonomike që i shkakton Ronaldo.

Lojtari ideal që do të mund të nxirrte një pjesë të mirë të parave që u dhanë për blerjen e Ronaldos është pikërisht, argjentinasi Paulo Dybala.

Lojtari nuk kaloi një sezon të mirë në Torino si dhe pati mosmarrëveshje me trajnerin Alegri.

Klubi që është hedhur në sulm për Dybalën është Liverpuli i cili mendohet se ka filluar bisedimet me lojtarin duke ofruar një shumë prej 90 milionë eurosh.

Priten zhvillime të tjera në vazhdim…