Jeta Osh Qef
Home

Edi Rama përulet për t’i folur Trumpit, Presidenti amerikan s’ia var
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2018 18:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, teksa të dy kanë qenë të pranishëm në samitin e NATO-s në Bruksel.

Fillimisht Rama publikoi një foto të shkrepur nga biseda me Trump dhe në rrjet plasën komentet. Nuk dihet se për çfarë kanë folur dy, por kryeqeveritari shqiptar nuk është kursyer të publikojë edhe një pamje të dytë.

Këtë herë, në videon e publikuar në Instagram, Rama shfaqet teksa përkulet për të komunikuar me Trumpin, por ky i fundit as që ia var fare. Teksa Rama flet, Trump jo vetëm që nuk ngrihet nga karrigia e tij për ta respektuar, por as nuk e shikon në sy dhe duket se nuk e ka mendjen fare.

Ta ketë mbajtur inatin që nga koha e zgjedhjeve, kur Rama dhe Sorosi mbështetën fort kandidaten Hillary Clinton?