Jeta Osh Qef
Home

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Fadil Hasa
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16/07/2018 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori Fadil Hasa duke shënuar një ditë zie sot për kinematografinë shqiptare.

Aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si shkak i një sëmundjeje të rëndë.

Homazhet për të ndjerin Hasa do mbahen ditën e nesërme në Durrës nga ora 10:00 deri në 11:00 në teatrin e qytetit.

Fadil Hasa është nderuar katër herë me çmimin “Aktori më i mirë i humorit” dhe gjithashtu ka marrë edhe çmimin si “Artist i Merituar”.