Jeta Osh Qef
Home

Qytetarët i çojnë “dhuratë” Dritan Lelit: Të fala nga Zvërneci
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 17/07/2018 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbetjet janë një problem madhor në vendin tonë të vogël dhe kjo shpërfaqet në çdo stinë të vitit, megjithëse në verë dominon kryesisht në pikat turistike.

Ditën e sotme në Vlorë një grup qytetarësh kanë mbledhur të gjitha mbetjet e lëna në Zvernëcin turistik dhe ia kanë çuar Bashkisë së Vlorës si një formë proteste dhe mesazhi simbolik.

Në qeset e plehrave të çuara në bashki shkruhej: të fala nga Zvërveci.

Qytetari që dorëzon mbetjet shprehet:

Këto janë për kryetarin e bashkisë, i ka nga plazhet e Zvërneci, ka edhe 20 thashë të tjerë. Ju lutem thuajini që të vijë dhe t’i pastrojë, të dërgojë njerëz që të kujdesen. Në Zvërnec situata është alarmante. Thuaji që këto i solli një qytetar nga Vlora dhe një nga Kukësi. Është e tmerrshme, aty vijnë turistë nga e gjithë bota, sot kishim dy turistë nga francesë dhe ishin të tmerruar nga situata e mbeturinave.”

Pushteti lokal, jo vetëm i Vlorës por i thuajse çdo zonë në Shqipëri është indiferent ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Për më tepër ndiqni videon e postuar në Facebook nga qytetarët: