Jeta Osh Qef
Home

“Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/07/2018 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga Mentor KIKIA

Ky që shikoni në foto është është një bregdet, në një qytezë kroate, Podgora quhet.

Eshtë një ndër fotot që përhapin agjensitë pomovuese kroate. Tregon një plazh të bukur, në të cilin njerëzit shtrihen nëpër shtrojet e tyre.

Nuk ka shezllone, nuk ka lokale, ahengje… thjeshtë natyre, natyre siç e ka bërë natyra…

Në Shqipëri nuk gjen asnjë vend të frekuentueshëm kështu. Sepse kudo kanë mbirë lokale e mejhane. Sepse, ne që deri në 1990, iknim në plazh me trena ngjeshur bark më bark e kurriz më kurriz, me Skoda e Zisa ngarkuar, befas na hipi një lloj tangërllëku i pashoq.

U krijua shpjet e shpejt klasa e tangërllëksave, që kur shkonik në plazh, jo vetëm që nuk e vinin prapanicën në shtroje, por filluan të prenotojnë edhe zhezllone VIP, rrethuar me pëlhura intime, nga ato që kishte thurur dikur vetë Penelopa.

Dhe tangërllëku është sëmundje e keqe, është ngjitëse. Sepse nëse e bën njëri këtë, tjetri nuk do të duket më poshtë atij dhe fap, e bën edhe ai. Të shkosh në Dhërmi e të ulesh në shtrojen tënde?

Bah, po ta marrin vesh në Tiranë, si do të dalësh në facebook pastaj, ke më surrat?

Dhe këtij tangërllëku, biznesmenët iu përgjigjën fap e fap, me çmime, (edhe si ai i Dhërmiut, një kokërr vezë 8000 lekë) e me lokale në çdo cep.

Aq sa sot lufta më e madh që bëhet në plazhe është të gjesh një gur ku të ulesh, pa të kërkuar para “pronari”.

I pafshim hairin tangërllëkut!

Mua me pelqen qe te ulem edhe keshtu, nen nje hije, te marr ushqimin me vete e te lexoj nje liber, pa u zene me kamarierin, ule muziken, ule muziken.