Jeta Osh Qef
Home

Rama e inaguroi në qershor, rrugës në Elbasan i mbin misri në gropa
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 30/07/2018 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në mënyrë ironike në disa prej memeve të publikuara në faqen tonë gjendet fraza “Kur punohet me b*thë”, kjo për shkak se shumë inaugurimeve të pompuara nga qeveria u bie shpejt manteli i fasadës.

I tillë është edhe rasti i një rruge në fshatin Tregan të Elbasanit, ku brenda 2 muajsh përurim nga Kryeministri Rama, sot betoni gjendet i çarë mu në mes të rrugës.

E gjithë ironia qëndron që Shqipëria ka tarifën më të lartë për një kilometër rrugë të shtruar me PPP, plot 16.2 milionë euro, por realiteti ta do që asfaltimi është i fundit për nga cilësia.

Sikur të mos mjaftonte që shumë rrugë janë akoma të paasfaltuara në vendin tonë, fatkeqësisht edhe ato të shtruara janë më përtokë se ato të pashtruara…

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Doja t’ju tregoja se në çfarë gjendjeje është tani rruga në fshatin Tregan të Elbasanit, e cila as tre muaj nuk i ka që është përuruar. Kur rruga përfundoi Rama erdhi dhe i boni video me dron, të cilën e ka postuar edhe në faqen e tij.”

Mund të shihni në foto se si punimet janë jashtë standardeve./JOQ.al