Jeta Osh Qef
Home

Ndaluan HEC-et me vendim të prerë, fadromat vazhdojnë të masakrojnë Valbonën!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01/08/2018 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Megjithëse ka një vendim të formës së prerë, masakra e shpërfytyrimit të Valbonës vazhdon.

Gazetarët ët cilët duan të denoncojnë këtë fenomen janë dëbuar nga aty me dhunë nga punonjësit e kompanisë koncesionare, ndërkohë që pas shpinës të të gjithëve atyre që protestuan, vazhdon përdhosja e bukurisë së një prej perlave të Alpeve shqiptare.

Gjatë 25 kilometrave të grykës së Valbonës janë vendosur tetë kantiere punimesh me gurore e kampe makinerish që po ndërtojnë HEC-et mbi lumë dhe hotele në fshat.

Puna për ndërtimin e hidrocentraleve është në kulmin e saj dhe duket se tashmë gjithçka ka marrë fund, kur sipas Rilindjes procesi i Vetting-ut po lulëzon me rezultate ndëshkimore për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Një vendim i formës së prerë i cili nuk zbatohet dhe vazhdon të pretendohet se në shtetin tonë drejtësia ekziston dhe po merr formë.

Dy kamionë të ngarkuar plot e për plot, që vijnë nga gurorja poshtë nxitojnë të parakalojnë. Fytyrat e atyre që po kryejnë masakrën të shoqërojnë vëngër dhe mimikat e tyre marrin një pamje armiqësore për çdo kalimtar, si përgjigje ndaj neverisë që shfaq çdo vizitor.

Institucionet e drejtësisë kanë marrë fund, teksa përgjegjësit për vazhdimësinë e kësaj paligjshmërie vazhdojnë aktivitetin e tyre megjithëse qeveria premtoi anulimin e HEC-eve në zonë.

Ku të përplasesh më parë në këtë vend ku gjithçka bëhet për fasadë dhe sa për larje goje?