Jeta Osh Qef
Home

E rrallë në futboll/ I dënuari aktivizohet me gjurmuesin elektronik në këmbë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/08/2018 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është sporti më i bukur në botë dhe më popullori, por edhe një prej atyre që dhuron shumë befasi që nuk i sheh kudo.

Sapo ka nisur kampionati skocez dhe nuk ishte aspak e vështirë që të gjendej personazhi i javës, ku pa më të voglin dyshim është Paul McGowan.

31-vjecari që aktivizohet me Dundee FC ka zbritur në fushën e blertë me një gjurmues elektronik në këmbën e tij.

Paul është dënuar nga drejtësia skoceze me punë të detyrueshme sociale dhe deri në përfundim të dënimit duhet të mbajë pas vetes një gjurmues elektronik për të parë vendndodhjen e tij.

Para dy muajsh futbollisti ka pështyrë një truprojë të një lokali dhe përveç punë së detyruar ai nuk duhet të dalë nga shtëpia nga ora 19:00 deri në 7 të mëngjesit.

McGowan e ka pranuar gjestin e tij, duke ia lënë gjithçka pijes, por ka shpëtuar paq me këtë dënim pasi dosja e tij e ngarkuar me precedentë rrezikonte ta linte në burg.

Por, problemi qëndron që McGowan do humbasë ndeshjet që Dundee luan pas orës 19:00 të mbrëmjes…