Jeta Osh Qef
Home

Pamje që të “kallin datën”, lënda e çuditshme shpërthen nga toka duke marrë çdo gjë përpara
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/08/2018 10:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një valë e madhe me shkëmbinj dhe baltë ka shpërthyer në rrugët e Zvicrës duke i lënë banorët të tmerruar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin alpin të Grugnay në Chamos të Zvicrës më 7 gusht dhe vinte si pasojë e një stuhie të fuqishme që kaloi vendi.

Lumi i baltës dhe shkëmbinjve mori gjithçka përpara, rrugët, urat, shtëpitë e makinat por, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Disa prej banorëve dëgjohen duke thirrur me sa kanë në kokë nga fika, ndërsa disa të tjerë e morën me sportivitet dhe filmuan çfarë të mundnin.