Jeta Osh Qef
Home

Familja çon vajzën 13 vjeçare për shërim, “doktori” e përdhunon për 15 vite në shpellë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/08/2018 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është mbajtur në “robëri”  në një shpellë për 15 vite dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo është përdhunuar rregullisht nga rrëmbyesi i saj.

28-vjeçarja e identifikuar nga autoritetet lokale vetëm si “H”, u gjet të dielën në shpellën ku mbahej prej vitesh pas disa shkëmbinjve të mëdhenj në fshatin Bajugan në një provincë të Indonezisë qendrore.

Kërkimet filluan pasi policia kishte marrë informacione se “H” mbahej nga një 83-vjeçar i quajtur Jago. Pasi morën në pyetje pseudo shëruesin, ata e gjetën dhe e shpëtuan vajzën.

Familja e vajzës e kishte dërguar atë tek Jago për trajtim në vitin 2003, kur ajo ishte 13 vjeçe. Jago ishte i njohur për shërbimet e tij të mjekësisë alternative dhe metodat e tij shëruese.

Por pak kohë më pas, ai i kishte thënë familjes se vajza ishte larguar dhe ajo u raportua e humbur pasi kërkimet për ta gjetur kishin dështuar.

Policia shpjegon për CNN:

Jago abuzoi seksualisht me vajzën për 15 vite duke u justifikuar se po e bënte për ta shëruar. Ai i kishte treguar asaj foton e një burri të quajtur Amrin, që sipas tij ishte xhind. Gjatë seksit Amrin do të shfaqej ose do të hynte në trupin e Jagos.”