Jeta Osh Qef
Home

“E nxjerr prej katuni, po s’del katuni prej saj”, vëllai kap mat Emina Cunmulajn në plazh
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/08/2018 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emina Cunmulaj po kalon prej ditësh pushime me familjen e saj dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi modelja, nënë e dy vajzave, është në Bahamas ku ka marrë me vete edhe vëllain e saj, i cili i ka bërë një video që do ju shkrijë së qeshuri.

Shpesh si me shaka ne themi mes njëri-tjetrit që shqiptarin kudo ta çosh, prapë “del në origjinë”, e kështu në fakt shprehet edhe Bekimi për motrën e tij, Eminën.

Emina është në breg të detit e ulur duke fërkuar këmbët me gurë, një “manikyr-pedikyr” natyral sipas saj.

Teksa i vëllai i shkon nga pas duke thënë:

Kqyre, munesh me nxjerr prej katuni, por kurr smunesh me hek katunin prej saj. Po ça i Zotin je tu ba? Je ardh nBahamas me e ba ktë a?!”

Si natyrë pa komplekse që është, Emina e ka postuar edhe vetë videon, ku më pas ka vijuar me mënyrën tradicionale të saj për përkujdesjen ndaj lëkurës.