Jeta Osh Qef
Home

“Të ndalohet rreptësisht goditja e topit me kokë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/08/2018 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për dikë që nuk ka luajtur ndonjëherë futboll ndoshta duket e paperceptueshme se si mund ta presësh topin me kokë kur është me gjithë atë shpejtësi, por pyetja është: a shkakton dëmtime një goditje e tillë?

Sipas njërit nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit, Benet Ormalu, është e rëndësishme të kufizohet gjuajtja e topit me kokë.

Për më tepër, eksperti Ormalu shprehet se një gjë e tillë duhet eliminuar kategorikisht për futbollistët nën 18-vjeçë.

Dr. Ormalu tha:

S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që udhëton me shpejtësi të lartë. Duhet ti ndalojnë goditjet e topit me kokë pasi kjo është ë rrezikshme.”

Sipas një hulumtimi, ish-futbollist i Anglisë, Xhef Astle ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi prej 10 vitesh vuante nga traumat e trurit të shkaktuara nga goditjet e topit me kokë.

Tashmë është vajza e ish-futbollistit të ndjerë që ka nisur një fushatë, ku bën apel që mjekët të merren seriozisht me trajtimin e kësaj çështjeje.