Jeta Osh Qef
Home

Instagram sjell versionin lehtësues për të gjithë ju që “vuani” nga memoria e celularit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/08/2018 12:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu si edhe kompania mëmë, Instagram ka nisur një version të lehtë (lite) të aplikacionit në Google Play.

Njëlloj si homologët, Facebook dhe Messenger, Instagram Lite u krijua për përdoruesit në vendet në zhvillim.

Meqenëse është vetëm 573 kilobajt në vend të 32MB si aplikacioni kryesor, Intagram Lite mund të aksesoret lehtësisht nga persona të cilët disponojnë telefona të vjetër ose pajisje me memorie të vogël.

Madhësia më e vogël e aplikacionit gjithashtu bën të mundur që njerëzit që kanë qasje në lidhjen e ngadaltë ose me ndërprerje të internetit, ta shkarkojnë nga Google Play.

Rrjeti social e zbuloi aplikacionin e ri Lite në Google Play pa shumë bujë. Ndoshta sepse nuk është shumë në dispozicion për shumë njerëz ende.

 Një zëdhënës i tha TechCrunch se Instagram ka filluar testimin e Lite në Meksikë këtë javë:

Po testojmë një version të ri të Instagram për Android që merr më pak hapësirë ​​në pajisjen tuaj, përdor më pak të dhëna dhe fillon më shpejt."