Jeta Osh Qef
Home

Edhe pse ka dy javë që i ka ngordhur, nëna orkë vazhdon ta mbajë të voglin sipër ujit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/08/2018 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një orka e dëshpëruar vazhdon të mbajë të voglin e saj sipër në ujë edhe pse ka dy javë që i ka ngordhur.

I vogli i porsalindur orkës ngordhi më 24 korrik dhe që prej atëherë vajtimi i nënës që refuzon të pranojë ngordhjen e të voglit  të saj ka prekur mbarë botën.

Shkencëtarët thotë se balena tashmë ka mbetur mbrapa tufës së saj dhe rrezikohet të izolohet.  Orkat janë shumë sociale dhe jetojnë në grupe të mëdha të njohura si “pods” që zakonisht përbëhen nga një duzinë gjallesash të tjera deti.

Ato gjuajnë në këto grupe dhe gjallesat që mbeten të izoluara vuajnë nga një rrezik potencial i mungesës së ushqimit.

Michael Milstein, një zëdhënës i “NOAA Fisheries” thotë se nëna 20 vjeçare vazhdon të mbajë të voglin e saj në sipërfaqe pas dy javësh dhe nuk dihet se kur mund të dorëzohet dhe ta lërë të shkojë.