Miss bumbum, kështu quhet kompeticioni që refuzon të pranojë modelet me të pasme të bëra.
Masat ‘strikte” vijnë si pasojë e numrit në rritje të vdekjeve të shkaktuara nga kirurgjia e të pasmeve. Kështu, rreth 27 garuese në Brazil janë testuar me rrezet x për të provuar se janë natyrale.
Fituesja e këtij konkursi zgjidhet vajza që ka të pasmet më të mëdha.
Pjesëmarrëset kanë pranuar se kanë ndërhyrje të tjera në buzë apo hundë, por janë bashkuar me nismën e organizatës që këto të marrin fund pasi janë kërcënuese për jetën.
Kujtojmë këtu se në muajin korrik një kirurg plastik i njohur si Denis Furtado i mori jetën një pacienteje të saj të cilës i kishte aplikuar mbushës për të pasmet.