Jeta Osh Qef
Home

Kishte veshur mbathje të “vockla”, burrin homoseksual e përzënë nga festa në pishinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/08/2018 14:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një homoseksual pretendon se është diskriminuar pasi u përzu me forcë nga një festë në një pishinë në Las Vegas.

Stafi menaxhues i festës e kishte nxjerrë të riun jashtë pasi ,sipas tyre, ai kishte veshur rroba banjo të papërshtatshme.

Chris Donohoe po festonte si gjithë të tjerët në momentin që pa disa persona të sigurisë që t’i afroheshin.

Donohoe, i cili kishte veshur një palë mbathje të “vockla” që kushtojnë 98 dollarë pala u shoqërua jashtë nga personat e sigurisë të cilët i thanë që nuk kishte për të hyrë më nëse nuk mbulohej.

I riu u shpreh në një postim të tijin në Facebook:

U nxora jashtë sepse isha thjesht një homoseksual që kishte veshur rroba banjo që ishte pak si shumë “gay” për t’u toleruar nga Encore Beach Club.”