Jeta Osh Qef
Home

Shtypi fëmijën dhe një çiklist, shoferja tregon në polici se çfarë ndodhi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 14:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rozina Koleci është 38-vjeçarja e cila ditën e djeshme aksidentoi për vdekje dy persona, mes së cilëve edhe një vajzë 7-vjeçare.

Ajo ka thënë se shkak i aksidentit është bërë hutimi i momentit, ç’ka ka sjellë ngatërrimin e pedalit të frenës me atë të gazit.

Kjo ka qenë deklarata e Rozina Kolecit, e cila dje në Kamëz përplasi me makinën e saj një 29-vjeçar me biçikletë dhe më tej një nënë me dy vajzat e saj të mitura që ndodhej buzë rrugës.

Për fat të keq ndërruan jetë i riu dhe vajza 7-vjeçare që ishte kapur përdore me nënën e saj dhe motrën.