Jeta Osh Qef
Home

Shteti nuk kursehet, 2. 5 miliard lekë për limuzina e fuoristrada
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike ka bërë publik ditën e sotme listën e institucioneve shtetërore, të cilat kanë hapur garën për blerjen e makinave të shtrenjta.

Siç shikohet në listën e PD-së, rekordin e mban Autoritetin Kombëtar i Ushqimit, i cili kërkon 37 automjete vetura me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë, ndërsa po ashtu interesohet edhe për 1 automjet Sedan limuzinë me vlerë 88 milion lekë.

Blerjet e planifikuara

1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë;

1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë;

37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë;

1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë;

14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë;

1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë;

1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë;

1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë;

1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë;

1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë;

1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë;

1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion leke;

1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke;

Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke;

Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë;