Jeta Osh Qef
Home

Aksidenti në Kamëz/Mamaja mëson vdekjen e të bijës: Dua të shkoj në varrim
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka marrë lajmin e rëndë të vdekjes së të bijës 7-vjeçare nëna e saj. Valbona Ndreu, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Gruaja ka kërkuar menjëherë që të shkojë në shtëpi e të përcjellë për në banesën e fundit të bijën e të jetë e pranishme në ceremoninë e saj mortore.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është pranuar nga mjekët, pasi sipas tyre, situata shëndetësore e Valbonës paraqitet mjaft shqetësuese.

Siç raportohet, tek vajza tjetër e mitur 6-vjeçe, nuk është bërë ende ndërhyrja kirurgjikale, për shkak të goditjeve të shumta që ka marrë në kokë.

Ditën e djeshme Rozina Koleci 38 vjeçe, drejtuese e mjetit tip Benz shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur e dy të plagosur.

38 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit në Kodër-Kamëz, u përplas me një biçikletë dhe më pas përplasi nënën Valbona Ndreu me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe, kalimtare.