Jeta Osh Qef
Home

Tritol në zyrën e kryeministrit pasi e kërcënuan me jetë, shkarkohen 4 punonjës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas kërcënimeve të shumta dhe shtimit të masave të sigurisë, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka arritur një pako nga “George Michael”.

Brenda pakos së dyshimtë ishte vendosur një sasi prej dy kilogramësh  lëndë eksplozive e llojit tritol.

Sipas agjencive të Kosovës, gjithçka është bërë për të testuar sigurinë në zyrën e Kryeministrit.

Si pasojë e provës, niveli i sigurisë pranë Kryeministrit është shumë i ulët. Si pasojë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.