Jeta Osh Qef
Home

Adriatik Llalla rikthehet në Tiranë, nis betejën për të marrë pasuritë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas sekuestrimit të pasurisë dhe pronave 1 miliard lekëshe të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ky i fundit është kthyer në Tiranë dhe ka ankimuar vendimin e gjykatës.

Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj ka depozituar një ankimim për të hequr sekuestron preventive ndaj pasurisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Prej 5 ditësh, Adriatik Llalla ndodhet në Tiranë dhe ka nisur betejën në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, pasi ai po hetohet për pastrim parash dhe mosdeklarim të të ardhurave.