Jeta Osh Qef
Home

Kupton në gjykatë se ka vrarë të shoqen dhe të bijën, Pjetrin e shtrojnë urgjent në spital
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e nënës dhe vajzës së saj 9-vjeçare nga Pjetër Ndrecaj në Gjakovë të Kosovës ka shkaktuar tronditje të madhe tek shumë njerëz. 40-vjeçari Pjetër Ndrecaj qëlloi me armë ndaj bashkëshortes së tij, Valbonës si dhe vajzës së tyre të mitur, duke i lënë të dyja ato të vdekura në vend.

Përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, Pjetri i kishte dërguar një mesazh të shoqes, në të cilin i thoshte :"Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra".

Ditën e sotme ai ka dalë para gjykatës, ku edhe ka kuptuar se ka vrarë të shoqen dhe të bijën. Ai ka kaluar në gjendje jo të mirë shëndetësore duke pësuar shok e traumë, çka ka bërë që të dërgohet me urgjencë në spitalin e Gjakovës.

Zef Komoni, shef i repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës ka thënë për mediat:

Rreth orës 11:00 përmes Policisë nga Gjykata sillet Pjetër Nrecaj i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Pjetri gjatë seancës dëgjimore ka marrë lajmin se ka vdekur edhe vajza dhe ka pësuar një atak shumë të madh dhe një ankth të paparë.
E ka marrë trajtimin në repartin e Psikiatrisë. Duke e analizuar që reparti i Psikiatrisë në Gjakovë. Është tip i hapur, i kemi dhënë ndihmën e parë dhe është stabilizuar gjendja e tij. Ne kemi udhëzuar që ai të shtrohet në Institutin e Forenzikës në Prishtinë.
Policia e ka nisur për në Institutin e Forenzikës".