Jeta Osh Qef
Home

Shpëtoi nga mbytja në Shëngjin, burri vdes sa mbërrin në sptial
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 17:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bazuar në informacionet zyrtare mësohet se zotëria me origjinë nga Kosova ishte duke bërë plazh në zonën e njohur si "Rana e Hedhun" në Shëngjin.

Ai ka rrezikuar të mbytet, por fatmirësisht është shpëtuar nga të pranishmit në vendngjarje. Pasi është dërguar në spital, ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09. 08. 2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E. J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një burrë i moshës 62-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Lezhës.

Foto ilustruese