Jeta Osh Qef
Home

Makina bëhet përshesh në qafën e Muzinës, brenda saj udhëtonin turistë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në kthesën e Muzinës, rrugës për në Sarandë.

Shoferi i një makine ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka bërë që makina të dalë nga rruga. Për pasojë mjeti është batuar në anë të rrugës, në taracat që ndodheshin aty pranë, mes ferrave.

Qarkullimi i mjeteve në këtë aks është ngadalësuar, ndërsa siç thonë dëshmitarët në vendngjarje,  pasagjerët dhe shoferi ishin një grup të rinjsh turistë.

Ata kanë dalë vetë nga mjeti i dëmtuar, çka të bën të mendosh se janë jashtë rrezikut për jetën. Të rinjtë janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa deri në këto momente nuk ka ende një version zyrtar nga policia për këtë ngjarje.