Jeta Osh Qef
Home

Helmoi veten/Oficeri i NATO-s para se t’i jepte fund: Askush nuk erdhi për kafe…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 18:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Enea Xhaja është 29-vjeçari i cili i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Ai ishte pjesëtar i forcave të NATO-s, me detyrë oficer në Bunavi, Vlorë.

Përpara se t’i jepte fund jetës në rrethana ende të paqarta, Enea ka bërë një postim prekës dhe të dëshpëruar në Facebook.

Ai tregon se kishte ftuar shumë persona për të pirë një kafe me të, por askush nuk i kishte vajtur, ndaj ishte detyruar të pinte i vetëm.

Postimi i tij i fundit është:

Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…"

Ndërkaq, ngelen enigmë shkaqet që kanë çuar Enean drejt vetëhelmimit.